75 Mall Live Search
14:44 / E Hënë, 05 Janar 2026 / OSH

Ky pritet të jetë pasardhësi i Amorim te Man Utd, është superstrateg

Manchester United po punon intensivisht për të gjetur pasuesin e Ruben Amorim. Raportohet se trajneri i përzgjedhur nga bordi dhe pronari i skuadrës është Oliver Glasner.

Trajneri aktual i Crystal Palace është njeriu më i kërkuar nga gjiganti anglez.

Lajmet e fundi nga Anglia thonë se edhe trajneri austriak është i interesuar për opsionin e quajtur Manchester United.

51 vjeçari ka impresionuar me punën e tij te skuadra angleze pasi më parë kishte drejtuar me sukses edhe dy skuadrat gjermane, ëolfsburg e Frankfurt.

United është i gatshëm të paguaj klauzolën e lirimit të Glasner nga Crystal Palace./Indeksonline/