75 Mall Live Search
11:28 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / B O

Ky pritet të jetë trajneri i ri i Chelseat

Shkarkimi i Tuchel e ka aktivizuar bordin e Chelseat për të gjetur pasardhësin e tij. Trajneri aktual i Brighton, Graham Potter është favorit për të marrë drejtimin e Chelseat.

Pronarët e skuadrës londineze kanë filluar bisedimet me të dhe pritet që marrëveshja të shkoj drejt finalizimit.

Potter është 47 vjeçar, dhe para se të drejtojë Brightonin ka qenë trajner i Ostersund në Suedi dhe Swansea në Angli.

Këtë edicion ka patur një nismë fantastike në Premierligë me Brighton duke u rënditur aktualisht në pozitën e katërt me 13 pikë të tubuara./Indeksonline/