75 Mall Live Search
18:19 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / B XH

Ky pritet të jetë transferimi i parë i Realit për vitin 2026

Ibrahima Konate është objektivi kryesor i Real Madrid për qendërmbrojtës në vitin 2026, sipas “Marca”, burimi më i besueshëm për lajmet e “Los Blancos” në Spanjë.

Konate mbetet pa kontratë te Liverpooli në fund të sezonit, dhe Madridi planifikon ta marrë me parametër zero verën e ardhshme.

Megjithatë, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romanos, përforcimi i parë i Madridit në vitin 2026 nuk do të jetë Konate – por Nico Paz.

Eksperti i merkatos ka zbuluar se gjiganti spanjoll dhe europian ka vendosur tashmë të aktivizojë klauzolën e riblerjes në kontratën e Paz te Como, ndërsa vetë mesfushori ofensiv i Argjentinës është gati të rikthehet në “Santiago Bernabeu”.

Paz iu bashkua Comos nga Madridi në verën e vitit 2024 dhe është shndërruar në një nga mesfushorët ofensivë më të mirë në Serie A.

21-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 13 asistime në 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Como.