18:51 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / M. M

‘Prova e besnikërisë’, burri përmes kameres sheh të dashurën duke kaluar natën me një tjetër …

Reagimi i Casey Starchak është bërë viral në rrjetet amerikane kur shikonte se e dashura e tij kishte kaluar natën në krevat me një tjetër burrë.

Çifti kishin pranuar provën e besnikërisë në programin e formatit ‘Reality Show’ të quajtur ‘Temptation Island’, i cili tenton të tërheqë audienca me anë të skenave sa më shokuese të seksit, dhunës ose perversitetit.

Casey Starchak dhe e dashura Ashley Howland hynë si çift në programin ‘Temptation Island’, në të cilin ata u dërguan në ishullin e Hawaii të rrethuar nga djem e vajza bukuroshë, për të vënë në provë përkushtimin ndaj marrëdhënies së tyre.

Seritë kanë nisur të transmetohen në SHBA që prej vitit 2019, por episodi shokues është zhvilluar vetëm kohët e fundit.

Në të, Casey dhe disa konkurrentë të tjerë u detyruan të shihnin në ekran Ashley duke bërë seks me një tjetër burrë.

Momentet brutale tregojnë Casey të ulur pranë një vatre zjarri, duke ndjekur në ekran të dashurën e tij Ashley që del për një takim me Ben Knobloch.

Më pas ai shihet që shtrembëron fytyrën kur e dashura e tij nis të puthet me pasion me Ben – por gjërat do të shkonin edhe më keq.

Casey lëshon klithma habie kur kamerat tregojnë se dyshja përfundon në një dhomë duke bërë seks.

Edhe konkurrentë të tjerë tundin kokën të shokuar.

Një nga shikuesit komentonte për momentet: “Ky është një program i sëmurë, të detyrosh burrin të shikojë sesi ia bëjnë të tjerët të dashurën.”

Një tjetër shkruante: “Ky zotëria me bluzë blu më duket se po vdes.”

Programi ‘reality’ i prezantuar nga Mark Walberg, sillet rreth disa çifteve që pranojnë të jetojnë me një grup vajzash e djemsh ‘single’, për të provuar se sa besnikë janë ndaj njëri-tjetrit.

Çiftet ndahen nga njëri-tjetri dhe jetojnë me grupin e personave të seksit të kundërt, për të parë nëse pëlqejnë ndonjë prej tyre.

Në fund të programit me ngarkesë të theksuar seksuale e perversiteti, shikuesit mësojnë nëse çifti është mbeten bashkë apo zgjedhin një partner tjetër.