75 Mall Live Search
21:02 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / Z S

Ky qytet i Kosovës bëhet me kamera publike

Që nga dita e sotme qyteti i Junikut është bërë me kamera publike.

Kjo është bërë e ditur nga ana e kryetarit të kësaj komune, Ruzhdi Shehu përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

”Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në qytet. Njëkohësisht është funksionalizuar edhe dhoma e monitorimit të kamerave e cila do të mbikëqyret 24/7 nga Policia e Kosovës”, ka shkruar Shehu.

May be an image of 2 people, lighting and text

Pas projektit të ndriçimit publik, instalimi i kamerave të qytetit shënon një hap të rëndësishëm për sigurinë publike të junikasve, ka shtuar më tutje Shehu./Indeksonline/