Ky sapun 100% natyral trajton aknet, poret e hapura dhe të gjitha problematikat e fytyrës

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, duke e mbështjellë plotësisht atë dhe mbrojtur nga veprimi i rrezeve të diellit dhe ndotësve të tjerë të ambientit.
Por, ndërkohë që lëkura mbron pjesën tjetër të trupit rrezikon të pësojë vetë e para këto dëmtime. Tashmë e dini që për të patur një lëkurë sa më të pastër, duhet t’i kushtoni shumë rëndësi larjes së saj. Këshillohet të mos vini kurrë mbi lëkurë larës që kanë në përmbajtjen e tyre sulfate, alkool dhe parfume artificiale. Dhe kur bëhet fjalë për pastrimin e lëkurës delikate, gjërat bëhen pak më të komplikuara pasi duhet të tregoni shumë kujdes në përzgjedhjen e produktit të duhur. Në qoftë se bëni pjesë në listën e njerëzve që janë gjithmonë skeptike kur bëhet fjalë për përdorimin ose jo të sapunit, në artikullin e sotëm do të shuani të gjitha dyshimet.
Përbërësit: dy lugë gjelle vaj bajamesh, 4 lugë gjelle gjalp kakao, 100 gr glicerinë, dy lugë gjelle me argjilë të bardhë, të kuqe ose rozë (mund të përdorni atë që keni në shtëpi) dhe 15 pika vaj esencial livando.
Pasi të keni vendosur të gjithë përbërësit në tryezën e punës, nisni procesin e përgatitjes së sapunit. Në një enë shtoni gjalpin e kakaos dhe glicerinën dhe lërini të shkrihet në banjo-mari derisa të dy përbërësit të shkrihen dhe të lidhen me njëri-tjetrin. Pasi të vini re se konsistenca e mësipërme është bërë e lëngshme, ulni zjarrin dhe shtoni vajin e bajames e pluhurin e argjilës. Përzieni të gjithë përbërësit derisa të jetë formuar një masë thuajse xhelatinoze. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni vajin e livandos. Pas përzierjes së fundit, shtoni masën në kallëpa të posaçëm sapuni ose në forma të çfarëdoshme që keni në shtëpi. Lëreni të ftohet në temperaturë ambienti për një orë dhe më pas futeni në ngrirje. Pas 24 orësh mund ta përdorni sipas dëshirës.