Ky s’duhet falur, shoferit s’i pritet në kolonë dhe kyçet nga shiriti i gabuar + në të kuqen

Se jemi popull që s’kemi durim, kjo gjë tashmë dihet, ama se edhe jemi të parët për thyerjen e rregullave s’do shumë koment.
IndeksOnline në fushatën vetëdijësuese që ka nisur për të parandaluar dhe raportuar shkeljet në trafik, në vazhdimësi po raporton për këto shkelje.
Një të tillë do ta paraqesim edhe tani ku një qytetar vendos të mos pres në kolon në Fushë Kosovë. Ai përveç që bën tejkalim, kyçet nga shiriti i gabuar, hyn në të kuqen ndërsa nuk mërzitet fare pse një veprim i tillë është i ndaluar.
IndeksOnline ju sjell pamje: