09:40 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Ky shtet do të regjistrojë personat që nuk marrin vaksinën e Covid 19

Mediat spanjolle shkruajnë se ministri i Shëndetësisë në Spanjë, Salvador Illa, është shprehur se brenda planit të vaksinimit, qytetarët do të regjistrohen dhe kushdo që refuzon vaksinën do të hyjë në një regjistër.

“Do të regjistrohet, por nuk është një dokument për ta bërë publik”tha ai.

“Ajo që ne kërkojmë nga ju është që, kur të thirreni, të shkoni”, theksoi Illa në një intervistë në La Sexta, në të cilën ai këmbëngul se vaksinat do të administrohen me përpikmëri, duke ndjekur objektivat e përcaktuara në planin e vaksinimit.

Kreu i Shëndetësisë ka pohuar një trend rritës të infeksioneve në javët e fundit dhe ka pranuar se kjo “rritje graduale” e rasteve është shqetësuese.