18:22 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky shtet e aprovon ligjin për vrasjen me gurë për homoseksualët

Brunei sjell vdekjen me anë të gjuajtjes së gurëve si dënim për homoseksualët

Prej 3 prillit, vendi i vogël në Azinë juglindore do të jet subjekt i kodit të ri penal draconian i bazuar në ligjin e sheriatit.

Brunei do të filloj të imponoj vdekjen me anë të gjuajtjes së gurëve si dënim për homoseksualët duke filluar nga java tjetër, si pjesë e implementimit të ligjit të sheriatit i cili është i kritikuar shumë.

Alkooli është tashmë i ndaluar në Brunei dhe ka gjobitje dhe dënime me burg për ata që kanë fëmijë jashtë martesës dhe ata të cilët nuk luten të premten.

Brunei ishte koloni e Britanisë së Madhe deri më 1984 dhe këto dy vende akoma mbajnë lidhje të ngushta. Homoseksualiteti ishte ilegal qysh nga koha e kolonizimit por me ligin e ri tani është edhe i dënueshëm me vdekje. Kjo vlenë edhe për sadominë dhe përdhunimin.