75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 13 Maj 2025 / AR

Ky shtet është favoriti më i madh për fitore në Eurovision

Përpara Eurovision 2025, agjencitë kanë përcaktuar favoritët e tyre kryesorë për të fituar.

Favoritët më të mëdhenj për Festivalin e Këngës në Eurovision të këtij viti konsiderohen përfaqësuesit suedezë – grupi KAJ me këngën Bara bada bastu, i cili sipas vlerësimeve ka 41% shanse për të fituar konkursin, transmeton Indeksonline.

KAJ përbëhet nga Kevin Holmström, Axel Åhman dhe Jakob Norrgård, anëtarë të komunitetit suedez në rajonin finlandez të Ostrobothnia-s, ku shumica e popullsisë flet dialektin Vörå të gjuhës suedeze.

Muzika e tyre kombinon elementë të popit, rokut, repit, operës, diskos dhe schlager-it tradicional suedez, me një dozë të theksuar humori dhe satire./Indeksonline/