75 Mall Live Search
19:00 / E Martë, 11 Tetor 2022 / AR

Ky shtet konfirmon pjesëmarrjen në Eurovision 2023

Edhe një shtet ka konfirmuar pjesëmarrjen në Eurovision 2023.

Azerbajxhani ka konfirmuar për ESC Today se do të konkurrojnë në Eurovision dhe kjo është hera e 15-të që po marrin pjesë që nga debutimi i tyre i parë në 2008, transmeton Indeksonline.

Ende nuk është konfirmuar se si do të përzgjidhet përfaqësuesja e festivalit.

Nadir Rustamli përfaqësoi Azerbajxhanin në Torino me “Fade to Black”, ai është i vetmi artist që kualifikohet në finalen e madhe duke shënuar 0 pikë nga televotimi./Indeksonline/