14:20 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / AR

Ky shtet konfirmon pjesëmarrjen në “Eurovision 2023”

France Télévisions ka konfirmuar se Franca do të marrë pjesë në “Eurovision Song Contest 2023”, pavarësisht se pati rezultat të keq në vitin 2015, në eventin e mbajtur në Torino.

Alvan & Ahez përfaqësuan Francën në garën e këtij vitit me “Fulenn”, duke u renditur në vendin e 24-të, me 17 pikë, transmeton Indeksonline.

Transmetuesi francez konfirmoi rikthimin e tyre në konkurs në ESCToday, duke iu bashkuar vendeve të tjera që kishin konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tyre në konkursin e vitit të ardhshëm.

Metoda e përzgjedhjes që do të përdoret për të zgjedhur yjet që do performojnë nuk është konfirmuar ende. Megjithatë, pritet që Franca të përdorë finalen për të bërë një përzgjedhje adekuate./Indeksonline/