75 Mall Live Search
10:59 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / AR

Ky shtet konfirmon pjesëmarrjen në ‘Eurovision 2024’

Letonia ka konfirmuar se do të garoj në ‘Eurovision Song Contest 2024’.

Dorëzimi i këngëve do të hapet nesër, më 12 shtator dhe do të qëndrojë i hapur deri më 1 dhjetor., transmeton Indeksonline.

Nga atje, LTV do të zbulojë interpretuesit përpara finales, e cila do të zhvillohet diku në shkurt të vitit 2024.

Vitet e fundit, Letonia ka luftuar për t’u kualifikuar në finalen e madhe. Kualifikimi i fundit ishte në vitin 2016, kur Justs doli në finale në Stokholm të Suedisë me këngën “Heartbeat”./Indeksonline/