75 Mall Live Search
09:21 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / AR

Ky shtet rikthehet në Festivalin e Këngës në Eurovision

Moldavia ka njoftuar se do të rikthehet në Festivalin e Këngës Eurovision në vitin 2026.

EBU-ja ka njoftuar rikthimin e Moldavisë në Festivalin e Këngës në Eurovision pas një viti mungesë, transmeton Indeksonline.

Njoftimi vjen përpara se Teleradio Moldavia të mbajë një konferencë shtypi këtë mëngjes në “Arena Chisinau”.

Moldavia u tërhoq nga Festivali i Këngës në Eurovision 2025 “pas një analize të detajuar të situatës aktuale, si edhe sfidave ekonomike, administrative dhe artistike”.

Moldavia kishte planifikuar të garonte në Bazel, por u tërhoq pas fazës së audicioneve live të Etapa Națională.

Moldavia kishte garuar çdo vit në Festivalin e Këngës në Eurovision që nga debutimi i saj në vitin 2005.

Moldavia është vendi i tretë që njoftoi rikthimin e saj në garë javën e kaluar. BNT-ja e Bullgarisë dhe TVR e Rumanisë konfirmuan rikthimin e tyre në fund të javës së kaluar./Indeksonline/