17:54 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Ky studim zbulon se niveli juaj i vetmisë varet nga sa i sinqertë jeni

Shumica prej nesh mund të ketë rreth 50 miq, të cilën do të dëshironim që t’i ftonim në një ngjarje personale si martesë apo tjetër, sipas antropologut Robin Dunbar.

Por, mos u shqetësoni nëse nuk keni shumë miqtë në festën e ditëlindjes apo dasmës, pasi kjo nuk do të thotë se ka diçka të gabuar me ju, përkundrazi, tregon se jeni një person me moralin e lartë, shkruan Bright Side, transmeton Indeksonline.

A e konsideroni vetën një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigja është po, ka shumë gjasë të jeni jo shumë i shoqërueshëm.

Shkencëtarët  nga Universiteti i Uashingtonit zbuluan se njerëzit moralisht më të fokusuar kanë gjasa të jenë më pak humorist. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerëve nuk u pëlqen aq shumë.

Studiuesit kryen katër eksperimente për të dëshmuar këtë. Gjatë këtyre, ata zbuluan se njerëzit e virtytshëm nuk e vlerësonin apo bënin shaka me gjëra që shkelnin vlerat e tyre.

Megjithatë, të jeni humorist është diçka e dobishme, sepse jeni më zbavitës, më miqësor.

Eksperimente të tilla u kryen edhe me punonjës të kompanive dhe rezultatet ishin se punonjësit e foksuar në moral u konsideruan më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre./Indeksonline/