15:54 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ky televizion do të transmetojë ndeshjet kualifikuese të Ferronikelit në Champions League

Të martën e ardhshme kampioni i Kosovës në futboll, Ferronikeli do të nis kampanjën kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Nga data 25 qershor, skuadra nga Drenasi do të përballet ndaj Lincoln Red të Gjibraltarit.

Këtë takim dhe të tjerat në radhë do t’i transmetojë Radio Televizioni i Kosovës.

“Është arritur marrëveshja ndërmjet KF”Feronikeli” me Radio Televizionin e Kosovës,për transmetimin e ndeshjeve në Evropë”, ka shkruar Blerim Vuniqi, drejtor i programit të sportit në RTK./Indeksonline/