75 Mall Live Search
11:49 / E Shtunë, 21 Janar 2023 / Gj. Sh

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen e superkupës mes Ballkanit dhe Llapit

Sot zhvillohet ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në futboll.

Kampioni aktual Ballkani, do të ndeshet me fituesin e Kupës së Kosovës, skuadrën e Llapit, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Titanic Belek Futbol Center” në Antalya të Turqisë, dhe fillon nga ora 15:00 (koha lokale në Turqi), kurse në Kosovë nga ora 13:00.

Të gjithë tifozët e Ballkanit dhe Llapi që nuk mund të jenë të pranishëm në stadium, ndeshjen mund ta ndjekin përmes platformës Artmotin në kanalin Sport1. /IndeksOnline/