Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen KuPS – Drita

FC Drita nis sot epokën e re, duke u bërë për herë të parë pjesë e fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës do ta zhvillojë debutimin e tij historik në këtë kompeticion prestigjioz, duke u përballur me skuadrën finlandeze, KuPS në Tampere.
Sfida mes KuPS dhe Dritës fillon nga ora 18:45 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në RTK 1.
Vendasit shihen favoritë në letër, por bardhekaltërit drejtuar nga Zekirija Ramadani hyjnë në këtë përballje me ambicie të mëdha për të befasuar vendasit.