75 Mall Live Search
16:43 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës do ta jetë mysafire e skuadrës spanjolle, Rayo Vallecano, shkruan IndeksOnline.

Sfida mes Rayo Vallecano dhe Dritës, zhvillohet në stadiumin ”Campo de Futbol de Vallecas” në Madrid dhe fillon nga ora 21:00.

Kjo përballje do të transmetohet ekskluzivisht në RTK 1.

Drita nga pesë ndeshje të zhvilluara, ka shënuar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, duke grumbulluar 8 pikë, derisa Rayo Vallecano ka 10 pikë.

Intelektualët kanë gjasa shumë të mira të mbyllin fazën e ligës në 24 skuadrat më të mira, ku do të siguronin kualifikimin në fazën e eliminimit direkt./IndeksOnline/