75 Mall Live Search
17:39 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / Gj. Sh

Ky televizion shqiptar e transmeton ndeshjen Lincoln – Ballkani

Ballkani është një hap larg play-offit të Conference League.

Kampioni i Kosovës, sot zhvillon ndeshjen e dytë ndaj skuadrës Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, shkruan IndeksOnline.

Ballkani ka një epërsi nga ndeshja e parë, ku fitoi me rezultat 2-0.

Ndeshja zhvillohet në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit, më fillim nga ora 18:00.

Kjo ndeshje do të transmetohet përmes platformës “Digitalb” në SuperSport 3./IndeksOnline/