75 Mall Live Search
10:27 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ky trajner, do ta drejtojë Vushtrrinë deri në fund të edicionit vjeshtor

Skuadra e Vushtrrisë është rikthyer sivjet në Superligë, pasi edicionin e kaluar u shpall kampion në Ligën e Parë.

Megjithatë ecuria këtë stinor nuk ka qenë e mirë.

Vushtria ka fituar vetëm 9 pikë pas 13 javësh dhe gjendet në zonën e cila dërgon në një rang më të ulët të garave, shkruan Indeksonline.

Gjatë kësaj periudhe ekipi ndërroj dy trajnerë, Bekim Shotanin dhe italianin Antonio Toma.

Kjo skuadër ka 3 javë që po udhëhiqet nga Fitim Llapashtica, i cili do t’i drejtojë vushtrriasit deri në fund të sezonit vjeshtor.

Burime të Indeksonlinet, bëjnë të ditur se kryesia e klubit do të bëjë shumë ndryshime në afatin kalimtar të janarit, jo vetëm te futbollistët, por edhe në postin e trajnerit.

Vushtrria, nuk do të dorëzohet dhe do të luftojë për të siguruar statusin e anëtarit të Superligës.  

/Indeksonline/