09:48 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ky vaj i zakonshëm i gatimit nxit kancerin

Në vitin 1956, një kompani e madhe e vajit për gatim botoi një seri reklamash duke pretenduar se “ushqimet e skuqura bëhen ushqime më të lehta” kur vaji vegjetal përdoret në vend të gjalpit.

Vajrat vegjetale edhe sot vazhdojnë të mbeten yndyra që përdoret në ushqime të skuqura dhe të përpunuara. Tregtarët ende pretendojnë se janë zgjedhja më e mirë për shëndetin e njeriut, në krahasim me yndyrnat e kafshëve, pasi ato nuk përmbajnë kolesterol dhe nuk janë të ngopura.

Të ashtuquajturat vajra gatimi (p.sh. soja, vaji i lulediellit dhe misrit) janë shkaktarët kryesor të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit sot. Shumica e konsumatorëve nuk e kanë idenë sesa po mashtrohen.
Përfitimet e supozuara shëndetësore të vajit vegjetal, si një vaj gatimi janë minimale dhe pas më shumë se 100 viteve të përdorimit, po shohim pasojat e tmerrshme të këtij mashtrimi – sëmundje kronike.
Origjina e vajit vegjetal dhe mënyrës se si u bë yndyra standarde e përdorur në përgatitjen e ushqimeve janë shqetësuese.

Këtu janë disa fakte që mund të mos i dini:
1) Vajrat vegjetale janë të rrezikshme për shëndetin nëse përdoren në gatime, për shkak të përpunimit dhe oksidimit të rëndë.
Një kombinim i nxehtësisë së lartë, presionit dhe tretësve kimik i bën ato toksike dhe inflamatore.

2) Shumë vajra bimore i nënshtrohen hidrogjenizimit dhe na çojnë në kushte shëndetësore të tilla si:
-Dëmtim të sistemit imunitar,
-Çrregullime mëlçie,
-Diabet,
-Fryrje apo shëndoshje,
-Kancer.
Procesi i hidrogjenizimit mund të bëjë që vajrat bimore të zgjasin më gjatë në raft, por konsumimi i tyre nxit shumë forma të kancerit./Shije.al