Ky veprim konfirmon romancën e Demet Ozdemir
Sipas mediave turke, aktorja e njohur Demet Özdemir dhe futbollisti i Galatasaray, Lucas Torreira, mund të jenë çifti më i ri i showbizit turk.
Zërat për një lidhje mes tyre janë përhapur me shpejtësi, dhe gjithçka nisi nga një detaj i vogël që nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve.
Në një foto të fundit që Demet ndau në Instagram, Lucas Torreira i ka bërë “like” publikisht, një veprim që për fansat ishte sinjali i parë i afërsisë së tyre.

Ky reagim ka mjaftuar që rrjetet sociale të “ziejnë”, ndërsa mediat turke raportojnë se mes dyshes ka lindur diçka më shumë se miqësi.
Portali i njohur Magazinane publikoi imazhin duke shkruar: “Sevgili olduklarının ilanı gelmiş” – që në shqip do të thotë “Erdhi konfirmimi i lidhjes së tyre”, duke shtuar edhe më shumë zjarr në thashethemet për romancën e re.
As Demet Özdemir e as Lucas Torreira nuk kanë reaguar ende për lajmet, por ndërkohë fansat kanë “pushtuar” rrjetet me komente e pyetje, duke pritur me kureshtje nëse dyshja do ta pranojë publikisht lidhjen e tyre.

