“Ky vit është i joni”, Jasir Asani gati për sezonin e ri

Për Jasir Asanin viti 2023 ishte një nga më të mirët në karrierën e tij. Lojtari magjik mori një ftesë të papritur nga Sylvinho kur dukej se shpresat kishin humbur.
Besimin e brazilianit Asani e vlerësoi në maksimum dhe në fushën e lojës shkëlqeu duke shënuar 3 gola magjik që i dhanë një dorë të madhe kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024.
Asani po përgatitet për nisjen e sezonit të ri në Korenë e Jugut, aty ku me ekipin e tij Gëangju do të synojë të arrijë suksesin e rradhës. Me një postim në Facebook ai shprehet se ky vit do të jetë i tyre, ndërsa nuk harron as flamurin kuqezi.
“Jemi gati për sezonin e ri, më të fortë se kurrë më parë. Do të jetë viti ynë”, shkruan Asani.