11:53 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ja cili lojtar e zëvendëson Loret Sadikun te Shqipëria

Trajneri i kombëtares Christian Panucci ka njoftuar zëvendësimin e Loret Sadikut me Ergys Kaçen, sa i përket listës së futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria, njofton FSHF.

Mesfushori i Kasimpasas në Turqi, nuk ka pranuar të rikthehet tek Kombëtarja shqiptare, duke qenë i vendosur të luajë vetëm për Kosovën, pavarësisht se ende nuk po mund ta merr lejen e FIFA-s.

Sadiku është zëvendësuar nga Panucci me mesfushorin tjetër, Ergys Kaçe.

Temat: