18:43 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ky zakon i përbashkët i jetës në çift mund të parandalojë obezitetin

Sipas raporteve të fundit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë obeziteti që mund të konsiderohet pa frikë si një ndër sfidat e së ardhmes, i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së njeriut, gjendjen e tij emocionale, vetvlerësimin, por mbi të gjitha në shëndetin e tij.

Sipas një studimi të kryer nga Dongguk University botuar në revistën shkencore ‘’Obesity Research & Clinical Practice’’ u monitoruan zakonet e të ngrënit tek 3500 çifte. Në fund të studimit u zbulua se çiftet që ndanin vaktet bashkë në familje rrezikonin të prekeshin më pak nga obeziteti.

Ndërkohë çiftet që vendosën të hanin veçmas jo vetëm kishin probleme kequshqyerjejen, por rrezikonin me 64% për të zhvilluar të ashtuquajturën sindromë metabolike, që do te thotë një kombinacion i diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe sëmundje të ndryshme të sistemit kardiovaskular.