Kyle Walker humb pothuajse gjithë sezonin, mungon disa javë, shkaku i një operacioni

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Kyle Walker, pritet të mungojë disa javë shkaku i një operacioni.
Mbrojtësi i Milanit ka lënduar bërrylin e dorës së djathtë dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan Indeksonline
Ai pritet të jetë jashtë fushave për disa javë, kështu që data e rikthimit të tij në fushë nuk dihet.
Kujtojmë që kanë mbetur edhe pak muaj deri në fund të këtij sezoni aktual, me skuadrën e Milanit që po lufton shumë për ta zënë një vend në garat e UEFA-s./Indeksonline/
Official: Kyle Walker has undergone right elbow surgery, and will be out for several weeks. pic.twitter.com/RCXVwEM0ci
— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) April 9, 2025