Kyle Walker komenton kalimin e Trent-it te Reali

Kyle Walker ka komentuar vendimin e Trent Alexander-Arnold për të mos vazhduar kontratën me Liverpool-in, për të hapur një derë të re.
Alexander-Arnold pritet të zyrtarizohet së shpejti si lojtar i Real Madridit, dhe për këtë gjë, bashkëlojtari i tij te kombëtarja angleze, Kyle, ka disa fjalë, shkruan IndeksOnline.
Sipas Walker, nuk mund të refuzosh një ofertë nëse ajo vjen nga “Mbretërit”.
“Trent te Reali? Kur Reali të troket në derë, nuk ka shumë njerëz që do ta refuzonin ofertën e tyre” u shpreh Walker.
Walker tha se Trent-i ka pasur shumë net pa gjumë, duke menduar për të ardhmen e tij te “Reds”.
“Për Trentin, do të ketë qenë një vendim shumë i vështirë sepse e di dashurinë që ai ka jo vetëm për klubin, por edhe për qytetin. Ndoshta ai mendon se ka arritur atë që dëshiron të arrijë në klubin e fëmijërisë, ka fituar çdo trofe që mund të arrihet dhe dëshiron një provë dhe kapitull të ri” shtoi Walker.