12:13 / E Premte, 03 Maj 2024 / G T

Kylian Mbappe blen shtëpinë e Ramosit në Madrid?

Futbollisti i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, pritet që gjatë afatit të verës të largohet nga PSG-jë në drejtim të Real Madridit.

Madje raportohet se sulmuesi francez ka blerë shtëpi në qytetin e Madridit, shkruan Indeksonline

Madje shtëpia që e ka siguruar futbollisti momental i PSG-së është e Sergio Ramosit, lojtarit të Sevillas.

Kjo shtëpi është afër qendrës stërvitore të Real Madridit në Moraleja dhe kjo i konvenon më së shumti Mbappes.

Kujtojmë që transferimi i Mbappes në Real Madridit pritet të ndodh gjatë verës me parametra-zero./Indeksonline/