75 Mall Live Search
13:30 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / OSH

Kylian Mbappe emëron trajner në skuadrën e tij, legjendën e Arsenalit

Skuadra e njohur franceze, Caen është bërë me trajner të ri. Gael Clichy do të jetë trajner i Caen që rënditet në pozitën e dhjetë tabelare në ligën e dytë.

Skuadra Caen është në pronësi të Kylian Mbappe-së.

Clichy më parë kishte qenë asistent te Franca U21 ku trajner ishte Thierry Henry.

“Ai do të sjellë në klub përvojën e tij në nivelin më të lartë, njohuritë e tij për futbollin modern dhe standardet e tij të larta”, shkroi klubi në njoftim./Indeksonline/