Kylian Mbappe i’a mbyll derën Arsenalit

Kylian Mbappe nga muaji qershor do të jetë futbollist i lirë, pasi nuk do ta vazhdoj kontratën me PSG-në.
Ende nuk dihet skuadra e re e yllit francez, me Real Madrdin që është favorite kryesore për të nënshkruar me Mbappen, shkruan IndeksOnline.
Por spekulimet se ku do të përfundojë 25-vjeçari do të vazhdojnë derisa të gjej një klub të ri.
Për Mbappen kanë shfaqur interesim edhe disa klube angleze, derisa trajneri i Arsenalit gjatë muajit nuk e kishte mohuar mundësinë e transferimit të sulmuesit francez, duke thënë se: “Kur ka një lojtar të këtij kalibri, ne duhet të jemi gjithmonë në bisedë”.
Por francezi së fundi ka zhgënjyer fansat e Arsenalit, ku tha se nuk do të transferohet në Londër.
Kur një tifoz e pyeti Mbappe nëse do t’i bashkohej Arsenalit, Lojtari qeshi dhe u përgjigj: “Nuk ka asnjë mënyrë.” Kur u pyet përse, Mbappe bëri shaka: “Është shumë ftohtë atje”./IndeksOnline/