20:36 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / C E

Kylian Mbappe: Jam me fat që po luaj këtë Botëror, objektivi im vetëm fitorja

Pas arritjes së asaj fitoreje ndaj Polonisë, nuk kishin si të mungonin dhe disa fjalë për mediat, nga “MVP”-ja i ndeshjes, Kylian Mbappe, edhe pse dalja e tij përpara gazetarëve, u imponua nga FIFA.

Sulmuesi francez, i cili u shpall MVP (lojtari më i mirë i ndeshjes), për të tretën herë në këtë Kupë Bote, tha se objektivi i tij këtë kompeticion është vetëm fitorja e trofeut.

E di se ka pasur shumë pyetje se pse unë nuk kam folur. Nuk kam asgjë personale kundër gazetarëve ose kundër askujt. Thjesht kam nevojë për t’u përqendruar te kundërshtari dhe kur dua të përqendrohem në diçka, duhet ta bëj 100% dhe të mos harxhoj energji për diçka tjetër. Prandaj nuk doja të dilja përpara shtypit. Sigurisht që ky Botëror është një obsesion, është gara e ëndrrave të mia, jam me fat që e luaj. Doja të bëhesha gati dhe për momentin po shkon mirë, por jemi ende larg objektivit që i kemi vënë vetes dhe që i kam vënë vetes, e cila është fitorja”,- u shpreh Mbappe, për mediat.