75 Mall Live Search
13:16 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / G T

Kylian Mbappe në Barcelonë, kamerat kapin yllin francez në aeroport

Futbollisti i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe ka udhëtuar drejt Barcelonës.

Kamerat kanë kapur yllin e PSG-së në aeroportin e qytetit të Barcelonës, shkruan Indeksonline

Nuk dihet arsyeja, por raportohet se Mbappe ishte duke festuar me bashkëlojtarin e tij, Achraf Hakimi.

Kujtojmë që francezi do të largohet nga PSG-ja në fund të këtij sezoni dhe destinacioni i tij pritet të jetë Real Madridi.

Klubi madrilen ka arritur marrëveshje personale me Mbappen me një pagë prej 15 deri në 20 milionë euro në sezon, plus 50 milionë bonuse./Indeksonline/