75 Mall Live Search
19:01 / E Premte, 03 Tetor 2025 / Gj Sh

Kylian Mbappe shpallet lojtari i muajit shtator në La Liga

Kylian Mbappe ka fituar çmimin e lojtarit të muajit shtator në La Liga.

Sulmuesi francez pati paraqitje fantastike me Real Madridin, duke shënuar 6 gola dhe bëri një asistim në katër ndeshje.

Mbappe shënoi nga një gol në ndeshjet ndaj real Sociedad, Espanyolit e Atletiko Madridit dhe dy gola në ndeshjen ndaj Levantes./IndeksOnline/