75 Mall Live Search
19:28 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / Gj. Sh

Kylian Mbappe zbulon maskën që do ta mbaj në EURO 2024 (FOTO)

Kylian Mbappe ka zbuluar maskën me të cilën do të paraqitet në ndeshjet e ardhshme të Kampionatit Evropian.

Ylli francez e theu hundën në ndeshjen e parë kundër Austrisë dhe tani do të bart maskë në ndeshjet e tjera, në mënyrë që ti shmanget operacionit, pasi do të humbte ndeshjet e EURO-s, shkruan IndeksOnline.

Mbappe në stërvitjen e sotme, është paraqitur me maskë e cila mban ngjyrat e flamurit të Francës.

Në mes të maskës është Gjeli, simbol ky i francezëve, ndërsa anash nga njëra anë ka dy yje dhe numrin 10, të cilin e mban Kylian Mbappe, ndërsa në tjetrën inicialet K.M.

Francezi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Holandës./IndeksOnline/