75 Mall Live Search
22:09 / E Premte, 10 Maj 2024 / Gj. Sh

“Kylian, ne jemi duke pritur”, klubi kosovar bën shaka me transferimin e Mbappes

FC 2 Korriku ka bërë një tjetër reagim epik lidhur me Kylian Mbappen.

Ylli francez njoftoi këtë të premte se do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit.

Sipas të gjitha gjasave ai do t’i bashkohet Real Madridit si futbollist i lirë në verë.

Derisa klubi i ardhshëm i Mbappes nuk është konfirmuar ende, 2 Korriku bëri një tjetër postim epik në faqen zyrtare të klubit.

“Hmmm… Kylian – ne jemi duke pritur”, shkroi klubi prishtinas.