Kylie dhe Khloe ‘mbulohen’ me ari, tërheqëse në fotosesionin e ri
Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian ka realizuar fotosesion e radhës për të promovuar linjën e re të produkteve të bukurisë ‘Koko Kollection Round 3’.
Linja e re e produkteve lansohet të premten ndërsa motra u shfaqen të ‘nxehta’ dhe provokuese në imazhet e publikuara në Instagram, transmeton Indeksonline.
Motrat Kardashian-Jenner u ‘mbuluan’ me ari derisa kishin veshje të njëjtë në të cilin vinin në pah linjat e tyre ‘bombastike’ falë të cilave edhe kanë famën më të madhe.
Ky produkt shënon edhe bashkëpunimin e e tretë në mes të dy motrave të famshme, linja e re përfshinë buzëkuq, krema dhe produktet tjera të kozmetikës./Indeksonline/