19:32 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kylie dhe Travis drejt ribashkimit?

Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se janë në rrugë të mbarë. Pas një jete spekulimesh dhe 1 viti ndarjeje thuhet se dyshja është drejt bashkimit.

Burime për “Us Weekly” thonë se Travis “ka ende shumë shanse që të pajtohet me Kylie-n” dhe se gjatë gjithë kësaj kohe kanë kaluar shumë kohë bashkë.

Askush nuk e mësoi kurrë shkakun e vërtetë të ndarjes, por ribashkimi është në ajër, edhe pse s’ka ndodhur akoma. 

Travis dhe Kylie u ndanë në tetor të 2019-ës, por fillimisht të gjithë patën dyshime për ndarjen e beftë, duke siguruar se do të kthehen shpejt në krahët e njëri tjetrit.

Kylie po e merr me hapa të ngadaltë fazën e pajtimit, por duket se janë në rrugë të mbarë. 

Gjithçka mund të ndodhë në klanin Kardashian-Jenner, por tani sytë janë nga çifti.

Travis Scott Hangs Out With Kylie Jenner, Stormi in Amid Quarantine