09:32 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kylie dhe Travis Scotti bëhen bashkë, shkak vajza e tyre Stormi

Dikur ishin një nga çiftet më të njohur në botë, tashmë ata janë të ndarë.

Kylie Jenneri dhe reperi Travis Scotti, tashmë e vetmja gjë që i bashkon është vajza e tyre e vogël Stormi, shkruan Indeksonline.

Ata të dytë të dielën u panë së bashku në Woodland Hills, një depo gjigante e trampolinave bashkë me vajzën e tyre Stormi, që kishin shkuar për ta argëtuar vajzën e vogël.

Dyshja madje u pa mjaft të disponuar pranë njëri-tjetrit, derisa në asnjë moment nuk u pa negativ ndaj njëri-tjetrit.

Edhe pse kishte zëra se ata do të ribashkoheshin, deri tani nuk ka asgjë të konfirmuar, ndërsa në rastet kur ata shihen bashkë japin një përshtypje të një çifti të lumtur. /Indeksonline/