Kylie Jenner bashkë më shoqen e saj më të re theksojnë linjat joshëse
Kylie Jenner zgjodhi të kaloi dje një mbrëmje bashkë me shokët dhe shoqet e saj në ‘West Hollywood’.
21 vjeçarja, kishte zgjedhur një veshje të ngushtë me ngjyrë të kuqe. Dukja e Kylie-t u përmbush me një bluzë të shkurtër ku e theksoi barkun e saj dhe shpatullat e bukura, shkruan Indeksonline.

Ajo mbathur mbante një palë këpuce argjendi, në qafë kishte vendosur një aksesorë, në dorë mbante një çantë të vogel dhe në gishtat e saj të dorës disa unaza.
Bukuroshja, flokët e saj i kishte lënë të drejta, ajo nuk e humbi natyralitetin e saj pasi që makijazhi që kishte venë nuk i dallohej edhe aq.

Bashkë me të ishte edhe shoqja e saj më e re, sipas DailyMail pas ngatërresës me Jordyn Woods, Kylie ka vendosur ta zgjerojë shoqerinë e saj dhe është pikërisht Stasse njëra nga shoqet me të ngushta për momentin.

Stasse, ka qenë pjesë e rrethit të ngushtë të Kylie vite më radhë, pikërisht në ditëlindjen e Stasee Kylie u bë shoqe me Jordyn.

Ylli 21 vjeçar, ka vendosur ta zgjerojë shoqerinë e saj pas skandalit me Woods që tradhtoi motrën e saj me të dashurin.
Pas këij rasti, Kylie ka vendosur të mos mbështet vetëm te një shoqe, sepse sipas saj nuk është ide e mirë./Indeksonline/
