08:02 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / MSH

Kylie Jenner bëhet nënë për herë të dytë

Kylie Jenner është bërë nënë për herë të dytë.

Miliarderja ka mirëpritur fëmijën e dytë me Travis Scott më 2 shkurt, një ditë pas ditëlindjes së 4-të të vajzës, Stormi.

Mediat e huaja kanë konfirmuar së Kylie ka sjellë në jetë një djalë por emri nuk është zbuluar.

Lajmin e bëri me dije vetë Jenner përmes një postimi në rrjete sociale duke postuar një foto bardhezi të dorës së të porsalindurit.

“ 2/2/22”, ka shkruar Jenner në foto.

Pronarja e Kylie Cosmetics konfirmoi në shtator se ishte në pritje të fëmijës së dytë me një video.

Kylie Jenner në Instagram