Kylie Jenner del ‘topless’ në revistën e famshme

Kylie Jenner është shfaqur ‘topless’ në kopertinën e revistës së famshme “Vanity”.
Në intervistë, ylli i “The Kardashians” flet për të qenit një nga personat më të ndjekur në Instagram dhe ndikimin e të qenit anëtar i familjes së famshme, transmeton Indeksonline.

“Mundohem të mos mendoj për gjithë këtë përgjegjësi”, tregon Kylie.
“Që fëmijë e kam kuptuar që kam një ndikim të madh. Pra, ajo që bëj është e thjeshtë: përpiqem të bëhem një frymëzim pozitiv, përpiqem të mbetem autentike, të mos tradhtoj kurrë veten. Urrejtësit? Jam bërë e fortë, Nuk i lexoj më, nuk duhet t’i lejoj të hyjnë në jetën time”, thotë ajo.
Ajo gjithashtu tregon se frymëzim për të janë fëmijet e saj dhe familja./Indeksonline/




