18:33 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kylie Jenner dhe Travis Scott drejt ribashkimit, pas tetë muajsh të ndarë

Kylie Jenner dhe Travis Scott mund të jenë në rrugën e tyre për t’u rikthyer së bashku pasi u ndanë gjatë vjeshtës së kaluar. 

Një burim për US Weekly tha që Travis “ka akoma shpresë se ekziston mundësia që ata të pajtohen”, dhe me sa duket “ata qëndrojnë në kontakt vazhdimisht”. 

Travis dhe Kylie u ndanë në tetor 2019 dhe në kohën kur një burim tha të gjithë rreth tyre mendojnë se do të kthehen së bashku. Pastaj në shkurt, një burim tjetër që “të gjithë rreth Kylie dhe Travis po mundohen t’i bashkojnë”, dhe “ata po e pranojnë këtë dhe po punojnë gjithnjë e më shumë për t’u rikthyer së bashku”.

Natyrisht, Travis dhe Kylie po e marrin këtë situatë me qetësi, por duket se një pajtim është afër.

Rikujtojmë që dyshja janë prindër të një vajze, Stormi, 2 vjeçare./Indeksonline/