16:42 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kylie Jenner dhe Travis Scott gati të ribashkohen!

Disa nga miqtë e tyre të ngushtë kanë thënë për TMZ, se dyshja e njohur Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott janë duke u afruar me njëri tjetrin, duke aluduar në një ribashkim të mundshëm të ish çiftit.

Burimet nga brenda festës së ditëlindjes së 2-të të vajzës së tyre, Stormit, kanë treguar se Kylie dhe Travis po jepnin shenja të mëdha për të qenë më shumë sesa vetëm prindër të kujdesshëm të vajzës së tyre, transmeton Indeksonline.

Ata dukeshin sikur një çift romantik, thonë dëshmitarët okularë që i panë ata së bashku.

Gjatë kësaj feste, afërsia që e shfaqën të dy për njëri tjetrin, bëri të pranishmit të mendojnë për një ribashkim të mundshëm të tyre.

Zërat për një pajtim të tyre, sa po vijnë e po përforcohen por mbetet të shihet a do të ketë ndonjë “zyrtarizim” të ribashkimit të tyre në vazhdim. /Indeksonline/