75 Mall Live Search
10:38 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kylie Jenner dhuratë 200 mijë dollarëshe për vajzën e saj 2 vjeçare

Kur është në pyetje vajza e saj, Kylie Jenner nuk kursen asgjë.

Nisur nga kjo, Kylie së fundi i ka bërë një dhuratë që kapë çmim marramendës, hiq më pak se 200 mijë dollarë.

Kylie Jenner i dhuroi vajzën e saj 2-vjeçare Stormi Webster një poni të vogël me emrin Frozen që vlerësohej të kushtonte 200,000 dollarë.

Themeluesja e Kylie Cosmetics, 22 vjeç, e bleu Frozen nga seleksionuesi Stal Ëilten dhe e dërgoi atë nga Hollanda në Los Angeles, ku po karantinohet për 14 ditë për shkak të pandemisë.

Ëilten konfirmoi se Frozen kishte zbritur në Los Angeles, një udhëtim që vlerësohet se i kushtoi Jenner midis 7,000 dhe 10,000 dollarë.

Këto nuk janë shpenzimet e vetme që Kylie bëri për vajzën, vetëm pak ditë më parë ajo i bleu vajzës së saj çanta të ndryshme luksoze për tu kombinuar me të./Indeksonline/