09:42 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Kylie Jenner e krahason veten me Dua Lipën!

Ajo është një nga vajzat më të njohura të rrjeteve sociale në të gjithë botën.

Madje Kylie Jenner është ndër miliarderet më të reja në moshë, vetëm 22 vjeçare, shkruan Indeksonline.

Ajo me paraqitjet që bën nëpër rrjetet sociale merr vëmendjen e miliona fansave gjithandej nëpër botë.

Kylie ka publikuar një fotografi të saj, ku ka pyetur: Si kush dukem?

Madje ajo ka vënë opsion edhe këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa, të cilën e ka vënë si opsion për të zgjedhur!

Kujtojmë që fama e Dua Lipës ka arritur shumë larg, duke marrë vëmendjen e të gjithëve madje edhe të një prej femrave më të popullarizuara në Instagram, siq është Kylie Jenner. /Indeksonline/