23:57 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Kylie Jenner elegante, pozon me vajzën në krah

Kylie Jenner është njëra nga personazhet më të komentuara nëpër rrjetet sociale.

Falë famës dhe vëmendjes që ajo gëzon, Kylie është një nga femrat më të ndjekura në botë në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Ajo tashmë është edhe nënë e një vajze, që e ka pagëzuar me emrin Stormi, e me të cilën shfaqet në të shumtën e rasteve.

Njejtë ka bërë edhe së fundmi, duke publikuar një fotografi me vajzën në krah derisa shijonte motin e mirë në natyrë të hapur. /IndeksOnline/