75 Mall Live Search
08:32 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Jenneri kthehet prapa në kohë, rikujton periudhën e shtatzënësisë

Kylie Jenneri është kthyer prapa në kohë për të rikujtuar kohën e shtatzënësisë.

22- vjeçarja përmes Instagramit ka sjell një fotografi teksa shihet me barkun e fryer, ndërsa thotë se nuk mund ta besojë se kanë kaluar gati dy vhjet nga ajo kohë, shkruan Indeksonline.

“Disa kohë më parë kur isha shtatzënë. Nuk po mund të besoja se vajza ime do të mbushte së shpejti 2 vjeçe Stormi”, ka shkruar Kylie e cila me gjithë peshën dukej në formë të shkëlqyer.

Ndërsa, kujtojmë se menjëherë pas festave të fundvitit ajo erdhi me një ndryshim në pamje, duke bërë flokët ngjyrë të verdhë.

Ndryshe, Kylie muaj më parë i dha fund lidhjes  me partnerin e saj Travis Scott me të cilin thuhet se janë ribashkuar përsëri./Indeksonline/