Kylie Jenner fotosesion me nënën e saj, vështirë të dallohen cila është cila!
Janë një nga familjet më të famshme dhe më të pasura në botë, çdo gjë që ato bëjnë kthehet në lajm.
Edhe së fundi, vajzat e familjes Kardashian-Jenner u bën temë në mediat rozë, kjo për shkak të fotosesioneve që realizuan së bashku, shkruan Indeksonline.

Ishte vajza më e re e familjes, Kylie ajo e cila ka publikuar disa imazhe përkrah nënës së saj Kris Jenner.
Nënë e bijë dukeshi për mrekulli teksa ishte e vështirë të bëhej dallimi se cila ishte cila pasi edhe pse 63 vjeçare ajo po vazhdon të jetë në formë të mirë.

“Unë kurrë nuk kam menduar shumë për dashurinë e nënës derisa të bëhem unë vetë. nuk ka fjalë aq të forta sa t’ju them se sa ju dua dhe sa e bekuar jam që të kam në jetën time”, ishin fjalët e 21 vjeçarës për nënë e saj.

Kylie dhe Kris realizuan këtë fotosesion për revistën e njohur ‘Harpers Bazaar Arabia’.
