Kylie Jenner i hyn muzikës

Kylie Jenner duket se po eksploron çdo herë e më shumë talentet e saj.
Ylli i televizionit dhe industrisë së makijazhit tani ka vendosur të merret me muzikë, shkruan IndeksOnline.
Ajo ka publikuar këngën “Fourth Strike” në bashkëpunim me Terror Jr, teksa emri i saj artistik është King Kylie.
Kënga është në dispozicion në platformat “Spotify”, “Youtube” dhe “Apple Music” dhe duket se do të jetë vetëm një nga shumë projektet e Kyliet.